Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Lufta mes Iran dhe Israel mund të detyrojë disa nga bankat qendrore më të rëndësishme në botë të ndryshojnë politikat e tyre ekonomike. Këtë e parashikojnë disa analistë dhe investitorë që kanë folur për gazetën Financial Time.
Sipas vlerësimeve të reja, European Central Bank (ECB) mund të rrisë normat e interesit një ose dy herë gjatë këtij viti. Ndërkohë, nga Federal Reserve në Shtetet e Bashkuara pritet vetëm një ulje e mundshme e normës së interesit gjatë këtij viti. Më herët pritej që kjo bankë qendrore të ulte normat deri në tre herë, por situata ka ndryshuar pas përshkallëzimit të konfliktit.
Ekonomisti Michael Saunders, këshilltar në Oxford Economics, thotë se bankat qendrore nuk duan të përsërisin gabimet që bënë gjatë pandemisë. Në atë kohë, shumë banka qendrore zgjodhën të prisnin përpara se të vepronin, në vend që të merrnin masa më të shpejta.
“Ata po ndikohen shumë nga përvoja e viteve të fundit. Duke parë pas, shumë prej tyre mendojnë se duhej të kishin vepruar më shpejt kur pritjet për inflacion filluan të rriteshin”, tha Saunders për Financial Times.
Sa i përket Suedisë, një ulje e mundshme e normës së interesit tani duket se nuk do të ndodhë. Këtë e tha ekonomistja Aninika Winsth nga banka Nordea në një intervistë për TV4, përpara vendimit të ardhshëm të bankës qendrore.
Sipas saj, situata aktuale është shumë serioze dhe për këtë arsye Sveriges Riksbank do të presë për të parë se si do të zhvillohen ngjarjet përpara se të marrë vendime të reja për normat e interesit.
“Ulja e mundshme e normës së interesit ndoshta është hequr nga tavolina tani. Situata është aq serioze sa që Riksbanken do të presë dhe do të shohë se çfarë do të ndodhë”, tha ajo.
Burimi: Omni
Link: https://omni.se/centralbankerna-kan-lagga-om-kursen-de-hemsoks/a/RjzRvJ
Written by: admin