Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Suedia mund të marrë së shpejti një ligj të ri për përdorimin e parasë cash. Vendi është ndër më të dixhitalizuarit në botë dhe sot paraja fizike përdoret shumë pak. Nëntë nga dhjetë blerje bëhen me kartë bankare ose me Swish, dhe bankomatet janë gjithnjë e më të rralla.
Megjithatë, një sondazh i kryer këtë pranverë nga Bankomat tregon se 83% e suedezëve duan që paratë cash të vazhdojnë të ekzistojnë edhe në të ardhmen.
Para gati dy vitesh, qeveria nisi një hetim të posaçëm për përdorimin e parasë cash, me kërkesë të Finansinspektionen. Ky hetim u prezantua në dhjetor 2024 dhe që atëherë ka qenë në proces konsultimi publik.
Përdorimi i parasë cash në rënie të vazhdueshme
Sipas Riksbank, në vitin 2024 vlera e kartëmonedhave dhe monedhave në qarkullim në Suedi ishte rreth 57 miliardë krona.
Por tërheqjet nga bankomatet kanë rënë çdo vit:
Tashmë qeveria propozon rregulla të reja për paratë cash
Qeveria ka dërguar një propozim të ri ligjor në Lagråd, i cili tani duhet të kontrollojë nëse ligji i propozuar përputhet me kushtetutën dhe ligjet e tjera. Vetëm pas miratimit të Lagrådit, qeveria mund t’ia dërgojë ligjin parlamentit.
Në propozim thuhet:
“Përdorimi i parasë cash vazhdon të bjerë, por është e rëndësishme të ruhet funksioni i saj si mjet pagese. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për mallra dhe shërbime që lidhen me nevojat më bazike.”
Katër pikat kryesore të ligjit të ri
1. Dyqanet ushqimore dhe farmacitë duhet të pranojnë para cash
Të gjitha supermarketet dhe farmacitë që kanë kasa me personel do të jenë të detyruara të pranojnë pagesa në para cash.
2. Përjashtim kur rrezikohet siguria e stafit
Detyrimi nuk do të zbatohet nëse pranimi i parasë cash krijon rrezik për sigurinë e punonjësve, nëse biznesi rrezikon të mbyllet ose në raste të veçanta kur ka arsye të forta për të mos pranuar pagesë cash.
3. Duhet të jetë e mundur të depozitohen para cash në të gjithë vendin
Konsumatorët duhet të kenë mundësi të kryejnë depozita cash në mënyrë të qëndrueshme, kudo në vend.
4. Shërbime të përshtatshme për bizneset
Bizneset duhet të kenë akses në shërbime që u mundësojnë menaxhim të sigurt të parasë dhe depozitimin e arkës ditore.
Sipas planit, ligji i ri pritet të hyjë në fuqi më 1 korrik 2026.
Burimi: Nyheter24
Written by: admin