Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Qeveria suedeze propozon që të bëhet më e lehtë të tërhiqen lejet e qëndrimit për personat që nuk respektojnë rregullat. Kërkesa për sjellje të mirë do të aplikohet edhe retroaktivisht, që do të thotë se edhe veprimet e kaluara do të llogariten.
Ministri i Migracionit, Johan Forssell (M), tha gjatë një konference për shtyp:
“Ai që dëshiron të bëhet pjesë e Suedisë dhe të ndërtojë të ardhmen e tij, duhet të ketë mundësinë për ta bërë këtë. Por ai që nuk përpiqet për ta bërë këtë, nuk duhet të presë që të qëndrojë këtu”.
Dokumentet e vjetra që tregojnë se një person ka vepruar me “sjellje të dobët” do të përfshihen në vlerësimin e përgjithshëm. Sjellja e dobët mund të përfshijë borxhe, abuzim me sistemin e mirëqenies, ose faktin që personi mund të përbëjë një kërcënim për sigurinë. Të gjitha këto mund të çojnë deri në dëbim.
Qeveria propozon që ndryshimi ligjor të hyjë në fuqi më 13 korrik.
Burimi: Regeringen
Link: https://www.regeringen.se
Written by: admin