Lajme

Suedi: Konsumi i alkoolit ra në 8,2 litra për person

todayMarch 13, 2026 16

Background
share close

Në Suedi gjatë vitit të kaluar është pirë më pak alkool krahasuar me vitin 2024. Këtë e tregojnë statistikat e reja nga Centralförbundet för alkohol-narkotikaupplysning (CAN), për të cilat ka raportuar agjencia e lajmeve (TT).

Sipas raportit, konsumi total i alkoolit në vend ra me 2,6%. Në të njëjtën kohë, konsumi mesatar i alkoolit të pastër për çdo banor mbi 15 vjeç ishte 8,2 litra.

Organizata ka krahasuar edhe nga vjen alkooli që konsumohet në Suedi. Në analizë janë përfshirë sasitë e alkoolit të blera në Systembolaget, në restorante, nga shitjet në ferma (gårdsförsäljning) dhe në dyqanet ushqimore.

Këto janë krahasuar me alkoolin që sillet nga jashtë në vend, kontrabandohet, prodhohet në shtëpi ose blihet përmes internetit.

Sipas CAN, pjesa e regjistruar e shitjes së alkoolit përbënte 88% të konsumit të përgjithshëm të alkoolit në Suedi.

Burimi: Omni/TT/CAN

Link:https://www.can.se/fakta/alkohol/

https://tt.omni.se/svenskar-drack-mindre-forra-aret/a/xrme6p

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%