Lajme

Suedi: Kriminelët nuk duhet të marrin përfitime sociale

todayApril 15, 2026 28

Background
share close

Qeveria ka paraqitur një propozim të ri sipas të cilit personat që kryejnë krime të rënda nuk duhet të kenë të drejtë të marrin përfitime sociale. Propozimi është ende në fazë shqyrtimi dhe do të hetohet më tej.

Më herët, në muajin mars, qeveria kishte propozuar një masë të ngjashme, por ajo ishte e fokusuar vetëm tek personat që janë kapur për mashtrime me ndihma sociale. Tani, plani është që kufizimi të zgjerohet dhe të përfshijë edhe kriminelët  në përgjithësi.

Një nga çështjet kryesore që do të analizohet është se si institucione si Försäkringskassa dhe Arbetsförmedling do të kenë qasje në regjistrin penal. Gjithashtu, do të përcaktohet më qartë se cilat vepra do të konsiderohen si krime të rënda.

Qeveria do të shqyrtojë edhe pasojat që mund të ketë një ligj i tillë për persona të tjerë që nuk janë të përfshirë në krim, si për shembull fëmijët ose familjarët që jetojnë me këta individë.

Burimi: Omni/TT/Regeringen

Link: https://tt.omni.se/regeringen-vill-stoppa-bidrag-till-grovt-kriminella/a/q6yEGO

https://regeringen.se/pressmeddelanden/2026/04/presstraff-om-atgarder-mot-valfardsbrottslighet/

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%