Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Një pjesë e prishur në makinë mund t’ju kushtojë gjobë ose rikontroll teknik. Vitin e kaluar, 1,918 shoferë në Suedi u gjobitën për ndriçim të mangët në automjetet e tyre.
“Çdo shofer ka përgjegjësi për makinën e vet”, thotë polici i trafikut Petter Magnusson.
Edhe pse kjo nuk është shkelja më e zakonshme në trafik, policia thotë se problemi është shumë i përhapur.
“Këtë e shohim çdo ditë. Mund të ndëshkonim shumë më tepër nëse do të kishim më shumë burime”, thotë Magnusson.
Çfarë quhet ndriçim i mangët?
Ndriçimi i mangët përfshin shumë raste. Mund të jetë montim i gabuar i dritave shtesë, por edhe drejtimi i makinës me drita të fikura.
Në këtë kategori hyjnë edhe të ashtuquajturat “glimmers”, drita shtesë që nuk fiken plotësisht kur ndizet drita e shkurtra. Kjo nuk lejohet me ligj.
“Glimmers” sjellin gjobë prej 500 kronash. Ato shiten hapur në internet nga disa kompani. Një prej tyre është Crazyride, që shet online.
“Ne i informojmë klientët. Pastaj ata i instalojnë me përgjegjësi të tyre. Është funksion opsional nëse duan t’i mbajnë të ndezura gjatë gjithë kohës, por u themi se nuk është e ligjshme”, thotë Josefine La Rosa Wiland nga Crazyride.
Gjoba deri në 3,000 krona
Nëse drejtoni makinën me fenerët e përparmë të fikur, gjoba mund të arrijë deri në 3,000 krona. Kjo është ndër gjobat më të larta sipas rregullores së trafikut.
Policia mund të bëjë edhe vlerësim individual. Nëse mjeti konsiderohet shumë i rrezikshëm, shoferi mund të akuzohet për drejtim të pakujdesshëm.
“Kjo vlen kur të gjitha dritat janë të fikura dhe është errësirë. Ka edhe lehtësime, varësisht sa drita të tjera janë të ndezura”, shpjegon Magnusson.
Nëse makina nuk është plotësisht me drita të fikura, gjoba është 1,500 krona.
“Ka raste kur mund të mendoj të shmang gjobën dhe në vend të saj të kërkoj kontroll teknik”, thotë ai.
Kurthi i funksionit automatik
Shumë shoferë nuk e dinë që po qarkullojnë në mënyrë të paligjshme. Shkaku është funksioni automatik i dritave.
“Shumë njerëz besojnë se sistemi ndizet vetë automatikisht. Por duhet ta kontrollosh. Nuk është e sigurt që reagon menjëherë kur ndryshojnë kushtet e motit”, thotë Magnusson.
Si pasojë, shumë makina qarkullojnë me drita të pasme të fikura pa e ditur shoferi.
“Ata i besojnë verbërisht teknologjisë. Por nëse moti përkeqësohet dhe dritat e pasme nuk ndizen, kjo është e dënueshme”, shton ai.
Rregullat për ndriçimin e makinës
Dritë e bardhë përpara
Mjeti lejohet të tregojë vetëm dritë të bardhë ose të verdhë përpara. Gjatë ditës duhet të përdoret drita të ditës (Dritat e ditës janë dritat që ndizen automatikisht gjatë ditës për të rritur dukshmërinë e makinës, por nuk ndriçojnë rrugën si dritat e shkurtra). Mund të përdoren edhe drita të tjera, por jo njëkohësisht me dritat e ditës.
Me “drita të tjera” nënkuptohen dritat e ditës, dritat e mjegullës ose dritat e shkurtra.
Dritë e kuqe prapa
Mjeti duhet të tregojë dritë të kuqe prapa. Drita e bardhë prapa lejohet vetëm gjatë kthimit mbrapa “indietro” ose kur kërkohet ndriçim për punë të caktuar.
A ka makina juaj ndriçimin e duhur prapa?
Gjatë lëvizjes në rrugë, dritat dhe fenerët e parashikuar për mjetin duhet të jenë të ndezur. Nëse gjatë ditës përdoren vetëm dritat e ditës (Dritat e ditës janë dritat që ndizen automatikisht gjatë ditës), nuk është e nevojshme që dritat e pasme ose anësore të jenë të ndezura. Kjo do të thotë se disa makina nuk i ndezin dritat e pasme bashkë me dritat e ditës dhe kjo është e lejuar gjatë ditës.
Por shoferi duhet të sigurohet që drita e ditës dhe dritat e pasme e anësore të ndizen në këto raste:
Kujdes: në disa raste, dritat duhet të ndizen manualisht.
Burimi: Transportstyrelsen/Carup
Link: https://carup.se/botesfallan-maste-alltid-fungera-pa-bilen/#google_vignette
Written by: admin