Lajme

Suedi: Ligji i ri për paratë cash. Çfarë do të ndryshojë në dyqane dhe farmaci.

todayJanuary 25, 2026 781

Background
share close

Qeveria suedeze ka propozuar një ligj të ri për përdorimin e parave cash, me qëllim që ekonomia të mos bëhet plotësisht digjitale. Sot, në Suedi, 9 nga 10 blerje bëhen me kartë bankare ose Swish, dhe shumë dyqane e restorante nuk pranojnë më para cash. Në vetëm 10 vjet, përdorimi i cash-it është përgjysmuar.

Pse po kthehet vëmendja te paratë cash?

Në fillim të luftës në Ukrainë, kur rrjeti shpesh ishte jashtë funksionit, paratë cash luajtën rol të rëndësishëm sepse njerëzit mund të blinin ushqime dhe nevoja të tjera. Po ashtu, shumë të moshuar, persona me aftësi të kufizuara dhe të sapoardhur pa numër personal suedez, preferojnë ose kanë nevojë të paguajnë me para të vërteta.

Çfarë parashikon ligji i ri për cash-in?

Qeveria propozon:

  • Dyqanet ushqimore dhe farmacitë, si rregull, duhet të pranojnë para cash në pikat e shitjes me arkë ku ka dhe personel.
  • Detyrimi nuk vlen nëse:
    • rrezikohet siguria e punonjësve,
    • dyqani mund të mbyllet për shkak të kostove të menaxhimit të cash-it,
    • ka arsye të veçanta për të refuzuar një pagesë cash në një rast të caktuar.
  • Konsumatorët duhet të kenë mundësi të bëjnë depozita cash në mënyrë të sigurt në të gjithë vendin.
  • Duhet të ketë shërbime të përshtatshme për këmbim parash dhe depozitim të arkës ditore për bizneset.

Ligji propozohet të hyjë në fuqi më 1 korrik 2026.

Çfarë do të ndryshojë në dyqanet ushqimore dhe farmacitë?

Pika më e rëndësishme për qytetarët është detyrimi i pranimit të cash-it për disa dyqane. Por ky detyrim ka kufij:

  • Dyqanet ushqimore dhe farmacitë me arkë ku ka personel duhet të pranojnë para cash.
  • Detyrimi vlen nga ora 06:00 deri në 20:00.
  • Nuk vlen nëse siguria e punonjësve nuk mund të garantohet.
  • Vlen për dyqanet me assortiment të plotë dhe për të gjitha barnat në farmacitë me licencë.
  • Pagesa me cash mund të jetë maksimumi 0,1 të bazës së çmimit (prisbasbelopp) për blerje, që në vitin 2026 do të jetë 5 920 korona.
  • Pagesa mund të përmbajë maksimum 25 monedha.
  • Nuk vlen nëse dyqani nuk mund të qëndrojë i hapur për shkak të kostove të menaxhimit të cash-it.

Si është situata aktuale në dyqane?

Sipas raportit “Kontanthantering i svensk detaljhandel” nga Svensk Handel (2024), 97% e dyqaneve në tregtinë me pakicë pranonin cash në atë kohë. Kjo do të thotë se ligji i ri nuk pritet të ndryshojë shumë situatën e pranimit të cash-it, por mund të ndalojë që farmacitë dhe dyqanet ushqimore në të ardhmen të kalojnë vetëm në pagesa me kartë.

Burimi: Nyheter24

Link: https://nyheter24.se/nyheter/ekonomi/1453926-sveriges-nya-kontantlag-det-ska-galla-i-butik

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%