Lajme

Suedi: Masa më të ashpra për të huajt që duhet të dëbohen

todayMarch 23, 2026 275

Background
share close

Qeveria suedeze ka propozuar rregulla më të forta për personat e huaj që kanë marrë vendim për dëbim nga vendi. Sipas ministrit të emigracionit Johan Forssell, këto masa synojnë të vendosin pasoja më të qarta për ata që nuk bashkëpunojnë me autoritetet.

Sipas propozimit të ri, më shumë persona me vendim dëbimi do të mund të mbahen në përvar (qendër ndalimi) ose të vendosen nën mbikëqyrje. Kjo do të ndodhë sidomos në rastet kur ekziston rreziku që ata të fshihen ose të largohen pa leje. Gjithashtu, periudha e qëndrimit në përvar do të zgjatet. Një i rritur që nuk ka kërkuar azil mund të mbahet deri në 18 muaj.

Ndryshime parashikohen edhe për fëmijët. Aktualisht, ata mund të mbahen në përvar për 3 ditë, ose deri në 6 ditë në raste të veçanta. Me ligjin e ri, koha bazë do të bëhet 6 ditë, me mundësi zgjatjeje edhe për 6 ditë të tjera. Në rastet kur fëmijët dëbohen për shkak të krimeve ose për arsye sigurie, ata mund të mbahen deri në 3 muaj, dhe në raste të veçanta deri në 6 muaj.

Një masë e re që propozohet është “detyrimi për të qëndruar në një zonë të caktuar”. Kjo do të thotë që personi nuk mund të largohet nga një zonë e përcaktuar dhe mund të kontrollohet përmes një “byzylyku” elektronik.

Sipas qeverisë, këto ndryshime janë të nevojshme për të luftuar të ashtuquajturën “shoqëri në hije” dhe për të siguruar që personat me vendim dëbimi të largohen realisht nga Suedia. “Kjo është çështje sigurie për vendin. Ne duhet të dimë se kush ndodhet në territorin tonë,” ka thënë Forssell.

Sipas një vlerësimi, këto masa do të çojnë në rreth 710 vendime më shumë çdo vit për mbajtje në qëndra të rikthimit ose vendosje nën mbikëqyrje. Megjithatë, qeveria beson se në afat të gjatë, numri mund të ulet, pasi më shumë persona mund të zgjedhin të largohen vullnetarisht nga vendi.

Burimi: SvD

Link: https://www.svd.se/a/XMMwEo/hardare-tag-for-utlanningar-som-ska-tvangsutvisas

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%