Lajme

Suedi: Më shumë persona kërkojnë falimentim personal, rritja më e madhe tek të moshuarit.

todayAugust 19, 2025 34

Background
share close

Gjithnjë e më shumë suedezë po i drejtohen autoritetit Kronofogden për të kërkuar falimentim personal (skuldsanering).

18 mijë aplikime vetëm në gjashtë muaj

Gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2025, kanë aplikuar gjithsej 18.208 persona.

Kjo është një rritje me 4% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe një rritje me 29% krahasuar me tre vite më parë.

Të moshuarit udhëheqin rritjen

Sipas shifrave, rritja më e madhe është tek grupmosha 65 vjeç e lart.

“Ne e dimë që shumë të moshuar janë pjesë e asaj që quhet debitorë të përjetshëm, pra persona që kanë borxhe tek ne për më shumë se 20 vjet,”  shpjegon Per-Olof Lindh, shef njësie në Kronofogden.

Shumë kanë hezituar më parë

Ai shton se shumë persona nga kjo grupmoshë më parë kanë hezituar të aplikojnë:

“Shumë prej tyre ndihen në siklet ose turp të kërkojnë ndihmë. Nga ky këndvështrim, është një zhvillim pozitiv që tani po aplikojnë më shumë,” tha Lindh në njoftimin për shtyp.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%