Lajme

Suedi: Ndalen adoptimet nga jashtë vendit

todayAugust 31, 2025 52

Background
share close

Një hetim i ri ka zbuluar parregullsi serioze në adoptimet ndërkombëtare të fëmijëve drejt Suedisë. Pas këtyre gjetjeve, propozohet që e gjithë veprimtaria e ndërmjetësimit të adoptimeve nga jashtë vendit të ndalet.

Hetimin e ka udhëhequr Anna Singer, profesoreshë e së drejtës civile në Universitetin e Uppsala-s. Ajo shpjegon se adoptimet ndërkombëtare, në vend që të ndihmojnë, shpeshherë kanë sjellë më shumë dëm se sa dobi.

Në intervistë për Andreas Ericson, Singer sqaron pse komisioni ka dalë me këtë përfundim. Ajo thekson se mungesa e kontrollit ka hapur rrugën për shkelje dhe abuzime në procesin e adoptimeve.

Shumë njerëz kanë shprehur shqetësim duke thënë se vendimi do të thotë më pak mundësi për fëmijët që kanë nevojë për një familje dhe një jetë më të mirë. Por Singer përgjigjet se nuk mund të justifikohet një sistem i gabuar vetëm me shpresën se disa fëmijë do të shpëtojnë, kur në të vërtetë rreziku i abuzimeve është i madh.

Burimi: SVD

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%