Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Nga janari i ardhshëm do të hyjnë në fuqi rregulla të reja për patentat e drejtimit në Suedi. Transportstyrelsen (Agjencia Suedeze e Transportit) ka propozuar disa ndryshime për të modernizuar rregullat që lidhen me alkoolin dhe drejtimin e automjeteve.
Më lehtë për të mbajtur patentën pas problemeve me alkoolin
Sipas propozimit, personat që kanë pasur probleme të përkohshme ose të moderuara me alkoolin mund ta kenë më të lehtë të mbajnë patentën e tyre. Aktualisht, Suedia ka disa nga rregullat më të ashpra në Evropë ato vlejnë edhe për përdorim të dëmshëm të alkoolit që nuk konsiderohet varësi.
Transportstyrelsen dëshiron t’i heqë këto kërkesa të tepërta dhe të kufizojë ndalimet vetëm për ata që kanë një diagnozë të vërtetuar të varësisë nga alkooli.
“Nëse një mjek vlerëson se dikush nuk është i përshtatshëm për të drejtuar makinë, ai ose ajo duhet të na njoftojë. Ky rregull mbetet e njëjtë. Por me këtë ndryshim, më shumë njerëz do të mund të mbajnë patentën, ndërkohë që ne mund të ndalojmë ata që përbëjnë rrezik për sigurinë rrugore,” shpjegon Katarina Norén, shefe e njësisë në Transportstyrelsen.
Rregullat aktuale janë shumë të rrepta
Rregullat që zbatohen sot janë kritikuar për kohë të gjatë si shumë të rrepta dhe të paqarta. Shumë shoferë kanë treguar se nuk kanë kërkuar ndihmë për problemet me alkoolin nga frika se do të humbnin patentën.
Sipas Transportstyrelsen, ndryshimi mund të ketë një efekt pozitiv edhe për sigurinë rrugore në afat të gjatë. Arsyeja është se njerëzit do të ndihen më të lirë të kërkojnë ndihmë më herët, gjë që mund të parandalojë më shumë aksidente.
Ndryshime për testet e alkoolit (PEth)
Një tjetër ndryshim i rëndësishëm lidhet me përdorimin e testeve PEth analiza gjaku që tregojnë nivelin e konsumit të alkoolit gjatë disa javëve. Sot, këto teste përdoren shpesh në rastet që lidhen me patentat, por kjo do të ndryshojë.
Sipas propozimit të ri, testet PEth do të përdoren vetëm në rastet kur një mjek ka konstatuar varësi nga alkooli.
Ky propozim është dërguar për mendim në disa institucione dhe organizata, përfshirë Socialstyrelsen (Agjencinë Kombëtare të Shëndetësisë), Policinë, IOGT-NTO, MHF dhe Shoqatën Suedeze të Shoferëve të Taksive.
Qëllimi: rregulla më të qarta dhe më moderne
Transportstyrelsen thotë se ndryshimet do ta bëjnë sistemin më të thjeshtë dhe më modern.
“Propozimi ynë do ta lehtësojë punën e mjekëve dhe institucioneve shëndetësore. Rregullat do të bëhen më të qarta, më moderne dhe të përshtatura me nivelin e kërkesave që kanë vendet e tjera të Bashkimit Evropian,” shpjegon Katarina Norén.
Rregullat e reja për patentat e drejtimit pritet të hyjnë në fuqi më 15 janar 2026.
Written by: admin