Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Papunësia në Suedi vazhdon të rritet, duke arritur nivelin më të lartë që nga fillimi i vitit 2022. Sipas të dhënave të fundit nga Shërbimi i Punësimit “Arbetsförmedlingen”, papunësia në gusht u rrit me 29,000 persona, duke arritur në 6,8%.
Mbi 4,100 persona u njoftuan për largim nga puna gjatë muajit gusht, një rritje e ndjeshme krahasuar me 3,400 të larguarit në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
“Ka disa shenja të qarta të një tregu pune të dobët,” deklaron Lars Lindvall , shefi i parashikimeve në Shërbimin e Punësimit “Arbetsförmedlingen”.
Veçanërisht shqetësuese është rritja e papunësisë afatgjatë, ku 7,000 persona iu shtuan këtij grupi, duke e çuar numrin total të të papunëve afatgjatë në 144,000. Kjo tregon për një përkeqësim të mëtejshëm të situatës në tregun e punës.
Written by: admin
Post comments (0)