Lajme

Suedi: Papunësia rritet për të tretin vit radhazi, arrin në 8,8%.

todayFebruary 24, 2026 21

Background
share close

Numri i të papunëve në vitin 2025 është rritur me 30 000 persona, duke shkuar në gjithsej 510 000. Këtë e tregojnë statistikat më të fundit nga (SCB)përmes Anketës së Fuqisë Punëtore (AKU).

Sipas të dhënave, shkalla e papunësisë është rritur me 0,4 pikë përqindjeje krahasuar me një vit më parë dhe ka arritur në 8,8%. Kjo do të thotë se papunësia është rritur për të tretin vit me radhë.

Ludvig Renberg, statistikant në Anketën e Fuqisë Punëtore pranë SCB-së, thotë se tregu i punës gjatë vitit të kaluar ka pasur një pamje të ndarë në dy pjesë. Nga njëra anë, papunësia është rritur. Nga ana tjetër, punësimi ka mbetur i njëjtë.

Ai thekson se, krahasuar me 25 vitet e fundit, niveli aktual është i lartë si për papunësinë, ashtu edhe për punësimin.

Burimi: Placera.se

Link: https://www.placera.se/nyheter/-arbetslosheten-stiger-for-tredje-aret-i-rad–2026-02-24

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%