Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Qeveria në Suedi po shqyrton mundësinë që në disa raste shitja e shërbimeve seksuale të mos tatohet njësoj si aktivitetet e tjera të shitjes. Kjo është bërë e ditur sipas informacioneve të publikuara nga Ekot.
Sot në Suedi ligji thotë se çdo e ardhur duhet të tatohet. Por kritikët e këtij rregulli thonë se shteti nuk duhet të fitojë para nga prostitucioni i grave që ndodhen në situata të vështira dhe të pambrojtura.
Në të njëjtën kohë, qeveria paralajmëron se nëse hiqet plotësisht detyrimi për pagesën e taksave, atëherë mund të krijohet një zonë pa taksa që grupet kriminale mund ta shfrytëzojnë shpejt për aktivitete të paligjshme.
Megjithatë, qeveria tani është e gatshme të hetojë nëse ligji mund të zbutet pa krijuar probleme të reja. Një nga propozimet që po përmendet është mundësia që borxhet tatimore të këtyre personave të mund të falen ose të shlyhen.
Burimi:Sverigesradio
Link: https://www.sverigesradio.se/artikel/ekot-erfar-regeringen-vill-utreda-avskrivning-av-prostituerades-skatt
Written by: admin