Lajme

Suedi: Qeveria suedeze paralajmëron për mungesë të karburantit të avionëve në Europë

todayApril 28, 2026 155

Background
share close

Qeveria suedeze ka paralajmëruar se pasiguritë në tregun e naftës mund të çojnë në mungesë të karburantit të avionëve në Evropë, raportojnë mediat suedeze.

“Ne duam të japim një paralajmërim të hershëm për mungesë të karburantit të avionëve. Vlerësohet se ekziston një rrezik i caktuar për mungesa”, tha ministrja e Energjisë dhe Industrisë, Ebba Busch, gjatë një konference për shtyp.

Edhe kryeministri suedez Ulf Kristersson deklaroi se aktualisht “është një kohë mjaft dramatike në botë”.

Sipas raportimeve, shkaku kryesor lidhet me luftën me Iranin dhe trazirat e mëdha në ngushticën strategjike të Hormuzit, të cilat kanë shkaktuar luhatje të forta në tregun botëror të naftës. Çmimi i naftës është rritur pranë 105 dollarëve për fuçi të martën, mbi 70% më shumë krahasuar me fillimin e vitit.

Burimi: Expressen/ Marketwatch

Link: https://www.expressen.se/nyheter/sverige/statsministern-om-energiforsorjningen/

https://www.marketwatch.com/investing/future/brn00?countryCode=UK

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%