Lajme

Suedi: Rregullat e reja pritet të rrisin çmimet e banesave

todayMarch 29, 2026 141

Background
share close

Të mërkurën e javës së ardhshme do të hyjnë në fuqi ndryshime të rëndësishme në tregun e banesave. Rregullat e reja parashikojnë lehtësim të kërkesave për amortizim dhe rritje të mundësive për të marrë kredi për shtëpi.

Sipas ndryshimeve, kërkesa e ashpërsuar për amortizim do të hiqet. Po ashtu, blerësit e banesave do të kenë nevojë të paguajnë vetëm 10% të vlerës së pronës si parapagim, ndërsa më parë kërkohej 15%.

Banka SEB ka bërë disa llogaritje që tregojnë ndikimin e këtyre ndryshimeve. Një person që ka marrë një kredi prej një milioni dhe aktualisht paguan amortizim prej 3%, do të ketë 833 krona më shumë në muaj nëse norma e amortizimit ulet në 2%.

Ekspertët i referohen edhe përvojës së Norvegjisë. Kur u aplikuan ndryshime të ngjashme atje, çmimet e banesave u rritën me rreth 3% brenda vetëm disa muajsh, sipas raportimeve agjencsise së lajmeve TT.

Këto zhvillime pritet të kenë ndikim të drejtpërdrejtë në tregun e banesave dhe në mundësinë e qytetarëve për të blerë shtëpi.

Burimi:Omni/TT/DI

Link: https://tt.omni.se/nya-bolaneregler-detta-ska-du-ha-koll-pa/a/7pp4Pw

https://www.di.se/nyheter/bankcheferna-varnar-for-fallor-i-nya-bolanereglerna/

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%