Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Partia Socialdemokrate në Suedi po kërkon që të anulohen rregullat e reja për sigurimin e papunësisë (a-kassan), të cilat hynë në fuqi në vjeshtë.
Lajmi u bë i ditur nga zëdhënësi i partisë për çështjet e tregut të punës, Ardalan Shekarabi,gjatë një konference për shtyp, raporton (TT).
“Asnjë person nuk duhet të ndihet i frikësuar se do të përfundojë në varfëri vetëm sepse humb vendin e punës”, tha Shekarabi.
Socialdemokratët planifikojnë të paraqesin një iniciativë në komisionin parlamentar për të kthyer pas këto ndryshime.
Sipas rregullave të reja, pagesa e a-kassan ulet në 70% pas 100 ditësh pa punë.
Burimi: TT/Omni
Link: https://tt.omni.se/s-vi-vill-riva-upp-nya-a-kassan/a/XMqL1o
Written by: admin