Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Stuhitë e forta të dëborës po vazhdojnë të prekin disa zona të Suedisë. Dy paralajmërime portokalli të lëshuara nga Instituti Meteorologjik Suedez (SMHI) mbeten ende në fuqi gjatë ditës së enjte, sipas agjencisë TT.
Një nga paralajmërimet përfshin rajonin e Bohuslänit dhe zonën e Goteborgut dhe do të jetë i vlefshëm deri në orën 10:00 të paradites së enjte. Paralajmërimi i dytë vlen për qarkun Västernorrland dhe do të zgjasë edhe për 24 orë të tjera.
Administrata Suedeze e Trafikut, Trafikverket, paralajmëron se reshjet e dendura të dëborës mund të shkaktojnë vështirësi të mëdha në qarkullimin rrugor. Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që të mos dalin në trafik në zonat e prekura, përveç rasteve kur është absolutisht e domosdoshme.
Situata e motit ka ndikuar edhe në transportin hekurudhor. Shumica e trenave X-tåg mes Sundsvall dhe Gävle janë ende të anuluar. Edhe kompanitë hekurudhore SJ dhe Norrtåg kanë njoftuar se trafiku po zhvillohet në mënyrë të reduktuar.
Probleme të mëdha janë regjistruar edhe në transportin publik në Goteborg. Kompania Västtrafik njofton se dëbora edhe gjatë ditës së sotme mund të krijojë vështirësi në qarkullimin e tramvajave dhe autobusëve. Sipas gazetës GP, herët në mëngjes një tramvaj doli nga shinat në Järntorget, ndërsa dy dalje të tjera nga shinat janë raportuar në vende të ndryshme të qytetit.
“Kjo është një situatë jashtëzakonisht e keqe dhe nuk është aspak një gjendje normale”, ka deklaruar Lars Jönsson, komunikator në Västtrafik.
Written by: admin