Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Pasaporta suedeze, e cila për vite me radhë ka qenë një ndër më të fuqishmet në botë, ka humbur terren. Sipas një renditjeje të re të publikuar nga Henley & Partners dhe raportuar nga Forbes, Suedia zbret dy vende dhe renditet tani në vendin e katërt në botë.
Qytetarët suedezë mund të udhëtojnë pa vizë në 188 shtete, por këtë vend e ndajnë me vende të tjera si Norvegjia, Holanda dhe Portugalia. Ndërkohë, Danimarka dhe Finlanda janë më lart në listë, me nga 189 shtete.
Në vendin e parë është Singapori, qytetarët e të cilit mund të udhëtojnë pa vizë në 193 vende të botës. Pas tij vjen Japonia dhe Koreja e Jugut me nga 190 vende.
“Pasaporta nuk është më vetëm për udhëtime. Ajo tregon edhe sa i fortë është vendi yt në marrëdhënie ndërkombëtare,” thotë Juerg Steffen, drejtori i Henley & Partners.
Renditja bazohet në numrin e vendeve që qytetarët e një shteti mund të vizitojnë pa vizë. Kjo listë publikohet çdo vit që nga viti 2006.
Suedia ka qenë më parë në krye të kësaj liste, por që nga viti 2014 ka filluar të bjerë. Në vitin 2020 arriti nivelin më të ulët, vendin e gjashtë.
Suedia është gjithashtu i vetmi vend nordik që ka nevojë për vizë për të hyrë në Kinë.
Written by: admin