Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Suedia ka humbur një vend në renditjen botërore për lirinë e shtypit dhe tani ndodhet në vendin e katërt. Këtë e tregon raporti i fundit nga organizata “Reporterë pa kufij”.
Vetëm një për qind e njerëzve në botë jetojnë në vende ku liria e shtypit është në gjendje të mirë. Raporti i këtij viti përshkruhet si më i keqi ndonjëherë për lirinë e mediave.
Sipas Erik Larsson, kryetar i organizatës në Suedi, situata është përkeqësuar dhe është “shumë shqetësuese”.
Një nga arsyet kryesore për këtë përkeqësim është gjendja e dobët ekonomike. Mediat tradicionale po humbin para sepse reklamat tani shkojnë kryesisht tek platformat e mëdha të rrjeteve sociale.
Norvegjia është në vendin e parë në listë, ndjekur nga Estonia dhe Holanda, e cila këtë vit e ka kaluar Suedinë.
Written by: admin
Post comments (0)