Lajme

Suedia drejt Krishtlindjeve me mot të butë, priten temperatura mbi zero deri në dhjetor

todayNovember 25, 2026 1

Background
share close

Javët e ardhshme pritet të sjellin mot të butë në Suedi, ku temperaturat në jug të vendit mund të qëndrojnë mbi zero deri në fund të dhjetorit. Këtë e tregon një parashikim afatgjatë i publikuar nga faqja suedeze e motit Klart.se.

Meteorologu i Klart.se, Lasse Rydqvist, ka tërhequr vëmendjen veçanërisht te java e 52-të e vitit, e cila përkon me javën e Krishtlindjeve.

“Veçanërisht kjo javë mjaft kritike, java e 52-të, java e Krishtlindjeve”, u shpreh Rydqvist në një prononcim për gazetën Aftonbladet.

Megjithatë, meteorologu thekson se parashikimet afatgjata nuk janë plotësisht të sigurta dhe se situata e motit mund të ndryshojë ndjeshëm gjatë ditëve në vijim.

Sipas tij, një parashikim më i saktë dhe më i besueshëm për motin gjatë Krishtlindjeve mund të bëhet vetëm shtatë deri në dhjetë ditë para natës së Krishtlindjes.

Për momentin, parashikimet tregojnë se jugu i Suedisë mund të përjetojë një periudhë të gjatë me temperatura mbi zero, edhe gjatë javëve të dhjetorit.

Burimi: Klart

Link: https://www.klart.se/artikel/decembervadret-2026/

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP