Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Suedia pritet së shpejti të ketë rregullat më të ashpra për dëbimet në gjithë vendet nordike, duke kaluar edhe Danimarkën. Qeveria e Moderatat po përgatit një ligj të ri që synon të rrisë me gjashtë herë numrin e dëbimeve.
Kryeministri vizitoi këtë javë Kopenhagën, ku bisedoi me homologun e tij danez, Kaare Dybvad Bek, për këtë çështje. Ai theksoi se nuk mjafton që një person të dënohet me dëbim, por është thelbësore që ai të largohet realisht nga Suedia pasi të ketë vuajtur dënimin.
Shembulli i Danimarkës shihet si model i suksesshëm. Atje, personat që kanë marrë vendim dëbimi ose u është refuzuar azili janë larguar nga vendi në shumicën dërrmuese të rasteve. Kjo arritje lidhet me krijimin, pesë vite më parë, të një autoriteti të ri që merret vetëm me kthimet. Falë këtij institucioni, numri i largimeve është rritur ndjeshëm dhe plot 95% e personave janë larguar vullnetarisht.
Suedia synon të ndjekë të njëjtën rrugë, duke forcuar ligjet për të siguruar që çdo vendim dëbimi të zbatohet në praktikë. Shkruan Johan Förrsell ne rrjetet sociale
Written by: admin