Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Suedia po përjeton mot të ndryshëm në pjesë të ndryshme të vendit. Në veri dhe në zonat malore pritet borë, ndërsa në jug moti do të jetë më i butë, por me reshje shiu. Pas disa ditësh me shira të dendura, java e ardhshme pritet të nisë me një pushim të përkohshëm të reshjeve.
Mbi Suedi po përplasen aktualisht dy sisteme të ndryshme atmosferike: një zonë me presion të lartë në veri dhe një zonë me presion të ulët në jug. Kjo po sjell mot të ndryshëm në rajone të ndryshme të vendit, ndërsa në zonat ku takohen këto sisteme priten edhe reshje bore, raporton televizioni suedez TV4 Nyheterna.
Meteorologia Ulrika Elvgren paralajmëron se në disa zona malore mund të bien disa centimetra borë. Reshjet priten veçanërisht në malet e Dalarnës, në Härjedalen dhe në Jämtland.
“Jemi drejt një situate ku vendi do të përjetojë tri stinë njëkohësisht: dimrin, vjeshtën dhe ende verën”, thotë Ulrika Elvgren.
Ndërkohë, ditët e fundit janë shoqëruar me reshje të dendura shiu në disa pjesë të Suedisë. Megjithatë, sipas radios suedeze SR Ekot, java e ardhshme pritet të nisë me një ndërprerje të përkohshme të reshjeve.
Kjo përmirësim i motit pritet të jetë i shkurtër. Meteorologu Christopher Greenland, nga Instituti Suedez i Meteorologjisë dhe Hidrologjisë (SMHI), thotë se moti mund të bëhet sërish i paqëndrueshëm që nga e marta dhe gjatë ditëve në vijim.
“Që gjatë ditës së martë dhe në ditët pas saj, duket se do të kemi sërish një mot disi më të paqëndrueshëm”, shprehet meteorologu.
Kështu, Suedia pritet të përballet me ndryshime të motit, ku bora në zonat malore, reshjet e shiut dhe temperaturat më të buta në disa pjesë të vendit do të krijojnë një situatë të pazakontë, me shenja të dimrit, vjeshtës dhe verës në të njëjtën kohë.
Burimi: TV4/Sverigesradio
Link: https://www.tv4.se/artikel/3JQM3yxfqBxFTLJAZInlIQ/vintern-avacerar-haer-gaeller-det-att-se-upp
https://www.sverigesradio.se/artikel/smhi-regnet-atervander-efter-lugn-start-pa-nasta-vecka
Written by: admin