Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Kaosi i javës së kaluar në Urën e Örensundit ka ngritur shqetësime të mëdha për sigurinë dhe lidhjen e Suedisë me Evropën. Dy drejtues të lartë të komunës së Helsingborgut, Christian Orsing (M) dhe Jan Björklund (S), shkruajnë në një artikull në Helsingborgs Dagblad se vendi është shumë i cenueshëm, pasi ka vetëm një lidhje të përhershme me Danimarkën.
Problemi shpërtheu kur në anën daneze u kryen punime të papritura rrugore. Për gjashtë orë, ura u bllokua dhe trafiku u paralizua. Sipas dy zyrtarëve, nëse një bllokim i tillë do të zgjaste më shumë, Suedia do të rrezikonte furnizimin me mallra dhe lëndë të nevojshme.
Për të shmangur rreziqe të tilla, ata propozojnë ndërtimin e një tuneli të ri mes Helsingborgut në Suedi dhe Helsingør-it në Danimarkë. Sipas tyre, një tunel jo vetëm që do të forconte sigurinë e vendit në rast kërcënimi ushtarak, por do të ndihmonte edhe bizneset dhe mijëra njerëz që udhëtojnë çdo ditë mes dy vendeve.
“Kaosi në urë tregon qartë se sa e nevojshme është një tunel i ri drejt Danimarkës dhe ky tunel duhet të ndërtohet në Helsingborg,” theksojnë Orsing dhe Björklund.
Written by: admin