Lajme

Suedia më e korruptuar se fqinjët – bie në renditjen globale

todayFebruary 11, 2025 273

Background
share close

Suedia vazhdon të bjerë në renditjen globale të korrupsionit dhe është tani vendi më i korruptuar në Skandinavi, sipas raportit të fundit nga Transparency International.

Në matjen për vitin 2024, Suedia ka humbur dy pikë dhe tani renditet me 80 nga 100 të mundshme. Kjo rënie e vazhdueshme ka bërë që vendi të humbasë gjithsej nëntë pikë që nga viti 2015. Me këtë rezultat, Suedia ka rënë në vendin e tetë globalisht, ndërsa fqinjët e saj, Danimarka dhe Finlanda, vazhdojnë të kryesojnë listën e vendeve më pak të korruptuara.

Transparency International thekson se faktori kryesor i kësaj përkeqësimi është krimi i organizuar, i cili ka ndikuar negativisht në besimin te institucionet dhe funksionimin e shtetit të së drejtës.

Në krye të listës së vendeve më pak të korruptuara qëndron Danimarka, e ndjekur nga Finlanda, Singapori dhe Zelanda e Re. Në anën tjetër të renditjes, vendi më i korruptuar është Sudani i Jugut, i cili ka marrë vetëm tetë pikë.

Ky trend shqetësues ngre pikëpyetje mbi efektivitetin e masave kundër korrupsionit në Suedi dhe sfidat që vendi përballet në ruajtjen e integritetit institucional.

Burimi: TT

Written by: admin

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%