Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Parlamenti suedez (Riksdag) miratoi sot një ligj të ri që detyron gjashtë institucione shtetërore të njoftojnë Policinë dhe Agjencinë Suedeze të Migracionit në rast se hasin persona të huaj për të cilët dyshohet se nuk kanë të drejtë të qëndrojnë në Suedi.
Ligji, i njohur si “detyrimi për informim” (informationsplikt), u miratua pas votimit në parlament dhe do të hyjë në fuqi më 13 korrik, sipas agjencisë suedeze të lajmeve TT.
Institucionet që do të kenë këtë detyrim janë:
Propozimi nuk u mbështet nga të gjitha partitë politike. Partia e Majtë (V), Partia e Gjelbër (MP), Partia e Qendrës (C) dhe Socialdemokratët (S) votuan kundër.
Partia e Majtë dhe Partia e Gjelbër e kundërshtuan plotësisht ligjin. Ndërkohë, Socialdemokratët dhe Partia e Qendrës kërkuan që kushtet për raportim të ishin më të rrepta. Sipas tyre, njoftimi ndaj autoriteteve duhej të bëhej vetëm kur të ekzistonin “arsye të forta” për të besuar se një person i huaj po qëndron ilegalisht në Suedi.
Me hyrjen në fuqi të ligjit më 13 korrik, këto gjashtë institucione do të jenë të detyruara të informojnë Policinë dhe Agjencinë e Migracionit sa herë që dyshojnë se një i huaj nuk ka të drejtë ligjore qëndrimi në vend.
Burimi: TT/Omni
Link: https://tt.omni.se/informationsplikt-infors-i-sommar/a/j0K2BA
Written by: admin