Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Suedia ka vendosur të ndalojë pjesë të ndihmës që jepte për Serbinë. Sipas ministrit suedez të ndihmës, Benjamin Dousa (M), vendi po shkon në drejtim të gabuar. Ai tha për gazetën Expressen se problemet janë të shumta. “Ne e shohim këtë në disa fusha. Ka rritje të korrupsionit, liria e shprehjes dhe mediat po shkojnë në drejtim të gabuar dhe Serbia po dështon të respektojë parimet e shtetit ligjor,” tha Dousa.
Pesë milionë krona do të riorientohet në vitin 2025 dhe 13 milionë në vitin 2026. Ndihma totale që Suedia jep këtë vit për Serbinë është 135 milionë krona. Ministri Dousa tha gjithashtu se nuk përjashtohet mundësia që ndihma të riorientohet drejt Armenisë ose Moldavisë, të cilat sipas tij po shkojnë në drejtimin e duhur.
Vendimi suedez vjen ndërsa Serbia ka përjetuar protesta për më shumë se një vit, pas vdekjes së 16 personave nga rrëzimi i tavanit në stacionin hekurudhor të Novi Sad. Demonstruesit fajësojnë korrupsionin dhe mungesën e mbikëqyrjes nga autoritetet dhe kërkojnë dorëheqjen e presidentit Aleksandar Vuçiq.
Written by: admin