Lajme

SUEDIA, NDËR VENDET QË PUNON MË SË SHUMTI NË EVROPË

todayMarch 13, 2025 32

Background
share close

Suedezët renditen ndër popujt që punojnë më së shumti në Evropë, sipas një raporti të ri të publikuar nga LO, raporton Ekot. Studimi zbulon se një suedez mesatarisht punon mbi 800 orë në vit, një shifër që e vendos Suedinë në krye të listës evropiane, vetëm pas Holandës që ka një mesatare edhe më të lartë.

Përveç orëve të gjata të punës, suedezët kanë edhe një jetë aktive më të gjatë krahasuar me pjesën tjetër të kontinentit. Raporti tregon se një qytetar suedez pritet të punojë për 43 vjet gjatë jetës së tij — një periudhë më e gjatë se në Gjermani dhe Austri, ku pritshmëria e viteve të punës është 39 vjet, dhe në Danimarkë ku është 41 vjet.

Studimi i LO-së është menduar të shërbejë si një bazë për negociatat e ardhshme lidhur me mundësinë e shkurtimit të kohës së punës në Suedi.

Ndërkohë që vendet e tjera evropiane diskutojnë për balancën mes punës dhe jetës private, raporti i LO-së pritet të nxisë debate të reja për reformat e tregut të punës në Suedi.

Written by: admin

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%