Lajme

Suedia nuk është më objektiv kryesor i terrorizmit. Sipas autoriteteve, kërcënimet kundër vendit janë ulur, por niveli i alarmit mbetet i lartë.

todayFebruary 12, 2025 24

Background
share close

Suedia nuk konsiderohet më një objektiv i prioritizuar për sulme terroriste. Sipas vlerësimit më të fundit të Qendrës Kombëtare për Vlerësimin e Kërcënimeve Terroriste (NCT), numri i kërcënimeve ndaj vendit ka pësuar rënie që nga vjeshta e vitit 2023.

“Ajo që kemi vërejtur është se Suedia nuk është më aq e përmendur si objektiv terrorist,” deklaroi drejtoresha e NCT, Ahn-Za Hagström, në një intervistë për agjencinë TT.

Megjithatë, ekspertët e sigurisë paralajmërojnë se rreziku nuk është zhdukur plotësisht. Si vitet e kaluara, kërcënimi kryesor vjen nga individë të vetmuar me prirje ekstremiste, duke përfshirë islamistët radikalë dhe grupet e ekstremit të djathtë.

Pavarësisht rënies së kërcënimeve, niveli i alarmit të terrorizmit në Suedi mbetet në shkallën katër nga pesë. Kjo tregon se rreziku vazhdon të jetë i lartë, ndërsa autoritetet mbeten në gatishmëri për të parandaluar çdo kërcënim të mundshëm.

Written by: admin

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%