Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Qeveria suedeze e Tidös dëshiron që Parlamenti të miratojë heqjen e rregullit të njohur si “mängdrabatt”, i cili u ul dënimin personave që dënohen për disa vepra penale në të njëjtin proces gjyqësor.
Megjithatë, Shërbimi Suedez i Burgjeve dhe Provës (Kriminalvården), në një përgjigje zyrtare drejtuar qeverisë, ka bërë të ditur se burgjet në Suedi do të vazhdojnë të jenë të mbipopulluara deri në vitin 2040. Sipas raportimit të agjencisë TT, kjo e bën të paqartë nëse dhe kur do të mund të hyjë në fuqi reforma e madhe për ashpërsimin e dënimeve.
Sipas rregullit aktual të mängdrabatt, kur një person dënohet për disa vepra penale njëkohësisht, ai nuk e merr shumën e plotë të dënimeve për secilën vepër. Në vend të kësaj, dënimi i përgjithshëm ulet.
Qeveria suedeze dhe partia Demokratët e Suedisë (SD) duan ta ndryshojnë plotësisht këtë sistem. Sipas propozimit të tyre, dënimi për çdo vepër penale do t’i shtohet dënimit për veprën tjetër, duke bërë që dënimi total të jetë më i gjatë. Nëse ky propozim miratohet, ai do të jetë ndryshimi më i madh në sistemin penal suedez që nga mesi i shekullit të kaluar.
Partitë e majta dhe ato të gjelbra kanë bërë të ditur se do të votojnë kundër këtij propozimi.
Pikat kryesore të reformës së propozuar janë:
Parlamenti suedez pritet të votojë për këtë projektligj më 13 gusht.
Burimi: Propozimi i Qeverisë suedeze / Omni/TT.
Link: https://tt.omni.se/slopad-mangdrabatt-drojer-fangelser-for-fulla/a/JOp4P8
Written by: admin