Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
Skandialbradio Skandi Alb Radio
Shteti suedez pritet të ketë mungesa të mëdha në buxhet gjatë dy viteve të ardhshme. Ky është parashikimi i bërë nga Agjencia Suedeze e Borxhit Publik (Riksgälden).
Sipas parashikimit, në vitin 2027 deficiti buxhetor pritet të arrijë në 174 miliardë korona suedeze, ndërsa në vitin 2028 parashikohet të jetë 141 miliardë korona.
Riksgälden thekson se, edhe pse ekonomia pritet të rritet më shpejt dhe kjo do të sjellë më shumë të ardhura për shtetin nga taksat, paratë e mbledhura nuk do të jenë të mjaftueshme për të mbuluar shpenzimet.
”Me një rritje më të shpejtë të ekonomisë, rriten edhe të ardhurat e shtetit nga taksat, por kjo nuk mjafton për të mbuluar shpenzimet”, deklaroi drejtoresha e Riksgälden, Karolina Ekholm, në një komunikatë për shtyp.
Parashikimi tregon se, pavarësisht rritjes së të ardhurave nga taksat, shteti suedez do të vazhdojë të shpenzojë më shumë para sesa do të ketë në dispozicion gjatë viteve 2027 dhe 2028.
Burimi:Riksgalden
Link: https://www.riksgalden.se/press-och-publicerat/pressmeddelanden-och-nyheter/pressmeddelanden/2026/fortsatt-stort-lanebehov-trots-starkare-ekonomi/
Written by: admin