Lajme

Suedia përballet me probleme të brendshme demokratike, thotë International IDEA

todayNovember 13, 2025 29

Background
share close

Gjendja e demokracisë në botë po përkeqësohet, dhe edhe pse Suedia renditet ndër vendet më të mira, ajo nuk është plotësisht e përjashtuar nga sfidat. Këtë e shkruajnë përfaqësues të institutit ndërkombëtar të demokracisë International IDEA në një shkrim të botuar në DN Debatt.

Sipas tyre, sot është e rëndësishme të forcohet rezilienca demokratike, pra aftësia e shoqërisë për t’u rimëkëmbur pas krizave. Ata theksojnë se demokracia nuk mbrohet vetëm duke u ruajtur nga kërcënimet e jashtme, por edhe duke siguruar që institucionet demokratike të vazhdojnë të garantojnë “liri, drejtësi dhe vetëqeverisje të përbashkët”.

Në shkrimin e tyre, International IDEA paralajmëron se urrejtja dhe kërcënimet ndaj politikanëve, organizatave të shoqërisë civile dhe grupeve të cenueshme janë shembuj të problemeve të brendshme me të cilat përballet Suedia. Sipas tyre, edhe pse vendi nuk është në krizë demokratike, kjo situatë krijon mundësi që të merren masa të hershme dhe proaktive për të forcuar sistemin.

Autorët e shkrimit:

  • Michael Runey, këshilltar në Institutin Ndërkombëtar për Demokraci dhe Zgjedhje të Lira (International IDEA)
  • Binto Bali, menaxhere programi, International IDEA
  • Maria Santillana, menaxhere programi, International IDEA

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%