Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Turizmi në Suedi po njeh një rritje të madhe në vitin 2025. Sipas gazetës Dagens Nyheter, që i referohet të dhënave nga Agjencia Suedeze për Zhvillim Ekonomik (Tillväxtverket), vetëm në pesë muajt e parë të vitit, Suedia ka pasur 387 mijë netë më shumë të kaluara nga turistët krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Arsyet pse turistët po zgjedhin Suedinë janë të ndryshme.
Noni Anwar nga Indonezia thotë se e tërheq zhvillimi teknologjik i vendit dhe fakti që shumë kompani të njohura kanë lindur pikërisht këtu.
Cecilia Vallejo León nga Spanja tregon se Suedia i pëlqen për shkak të motit më të freskët sesa në Madridin e saj.
Ndërsa Ghizlane El Achhab nga Maroku thotë se Suedia i përshtatet mirë “vibet” të saj, një ndjesi e mirë që i jep vendi dhe atmosfera e tij.
Suedia duket se po bëhet gjithnjë e më tërheqëse për vizitorët nga e gjithë bota, jo vetëm për natyrën dhe kulturën, por edhe për frymën moderne dhe inovative që ofron.
Written by: admin