Lajme

Suedia rrezikon racionimin (shpërndarje me kufi) të karburantit

todayApril 20, 2026 50

Background
share close

Tregu i naftës po vazhdon të jetë i tensionuar për shkak të luftës në Lindjen e Mesme. Kjo situatë po rrit rrezikun që Suedia të detyrohet të vendosë racionim (shpërndarje me kufi) për karburantin, sipas raportimit të TT.

Sipas analistit të lëndëve të para në Arctic Securities, Christian Kopfer, nëse kjo gjendje vazhdon deri në muajt qershor–korrik, atëherë racionimi (shpërndarje me kufi) mund të bëhet realitet.

Ai shpjegon se rezervat e karburantit që ka Suedia mund ta zbusin disi situatën. Por, nëse rezervat emergjente nuk mjaftojnë më, atëherë vendi do të detyrohet të vendosë racionim (shpërndarje me kufi) të furnizimit me karburant.

Kopfer thotë se racionimi (shpërndarje me kufi) do të bëhet sipas “parimit të osthyvelit”, që do të thotë se do të bëhen ulje të vogla në shumë drejtime njëkohësisht. Megjithatë, ai thekson se problemi është i madh, sepse bëhet fjalë për sasi shumë të mëdha karburanti.

Burimi: Omni/TT/SVD

Link: https://tt.omni.se/risk-for-ransonering-osthyvelsprincip/a/WvgVxj

https://www.svd.se/a/8pGaPE/oljeransonering-redan-igang-da-drabbas-flygen

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%