Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Nga 1 korriku, policia në Suedi do të ketë të drejtën të përdorë një metodë të re për të zgjidhur krime të rënda: gjurmimin familjar përmes ADN-së. Kjo do të thotë se, nëse ADN-ja e një personi nuk përputhet direkt me atë të një të dyshuari, policia mund të kërkojë të afërm të tij përmes të dhënave gjenetike.
Suedia bëhet kështu vendi i parë në Evropë që lejon këtë metodë, e cila më parë është përdorur kryesisht në Shtetet e Bashkuara.
Sipas Niclas Andersson, shef i hetimeve në policinë suedeze, kjo është një mënyrë shumë e fortë për të zbuluar krime që deri tani kanë qenë të pazgjidhura.
“Do ta përdorim vetëm kur nuk na ka mbetur asnjë metodë tjetër,” tha ai në një konferencë për shtyp.
Metoda do të përdoret vetëm për raste shumë të rënda, si vrasje apo përdhunime, sidomos kur bëhet fjalë për fëmijë. Vendimin për ta përdorur këtë mjet e merr prokurori.
Burimi: STV
Written by: admin
Post comments (0)