Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Ekonomia suedeze do të rritet më ngadalë se sa pritej këtë vit. Instituti i Konjunkturës njofton se Prodhimi i Brendshëm Bruto pritet të rritet vetëm me 0,7%, duke zbritur nga parashikimi i mëparshëm prej 0,9%.
Krahasuar me vitin e kaluar, rritja është më e ulët me 0,3%. Megjithatë, ekspertët besojnë se nga viti 2026 ekonomia do të marrë hov dhe PBB-ja mund të arrijë deri në 2,6%.
Sipas raportit, arsyeja kryesore e ngadalësimit është pasiguria nga tarifat doganore të SHBA-së, të cilat së bashku me rënien e ekonomisë globale po pengojnë eksportet suedeze.
Inflacioni këtë vit pritet të jetë 2,5%, por do të bjerë në 1,6% vitin e ardhshëm, duke lehtësuar disi situatën për familjet dhe bizneset.
Written by: admin