Lajme

Suksesi i shqiptarit në Suedi: Pizzeria që nuk po zgjerohet, edhe miliarderët marrin “Jo”.

todayJuly 20, 2025 483

Background
share close

Në restorantin e vogël Lilla Napoli në qytetin Falkenberg të Suedisë, dashamirësit e picës duhet të prenotojnë muaj më parë për të siguruar një vend. Pavarësisht këtij suksesi të madh, dy themeluesit Ville Ilola dhe Besmir Balaj nuk kanë aspak në plan të hapin ndonjë degë tjetër.

“Na pyesin shpesh nëse do hapim restorante të tjera. Shumë njerëz të pasur vijnë dhe na ofrojnë para, por ne nuk pranojmë,” thotë Ville Ilola për gazetën Dagens Industri.

Madje edhe biznesmeni i njohur norvegjez Petter Stordalen, i cili ka rrjetin e tij të hoteleve, është refuzuar kur ka dashur të hapë një Lilla Napoli në ambientet e tij.

Për Ville dhe Besmirin, cilësia dhe pasioni për picën janë më të rëndësishme se paratë apo zgjerimi.

“Nuk na intereson të bëhemi të mëdhenj. Na mjafton që bëjmë pica të mira dhe jemi të lumtur,” shprehen ata.

Lilla Napoli është kthyer në një pikë referimi për picën në Suedi, por për themeluesit e saj, suksesi nuk matet me para por me dashurinë për zanatin.

Written by: admin

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%