Lajme

Sulm kibernetik: Të dhënat e gjithë punonjësve të Stokholmit janë rrjedhur

todaySeptember 9, 2025 20

Background
share close

Një sulm kibernetik ka goditur kompaninë Miljödata, e cila ofron sisteme që përdoren nga shumë komuna dhe rajone në Suedi për çështje të burimeve njerëzore. Sulmi ndodhi gjatë verës dhe ka shkaktuar shqetësime për rrjedhjen e të dhënave personale.

Disa komuna që përdorin Miljödata dyshojnë se informacioni i punonjësve të tyre ka rënë në duart e hakerëve. Tani, Komuna e Stokholmit ka konfirmuar se është e prekur dhe se situata është më e rëndë nga sa mendohej fillimisht.

Sipas një letre që u është dërguar të gjithë punonjësve, “sulmuesi ka pasur qasje në të dhënat personale të çdo punonjësi të Komunës së Stokholmit.”

Gazeta suedeze Mitt i raporton se bëhet fjalë për një rrjedhje masive që prek të gjithë të punësuarit në administratën e qytetit. Autoritetet po hetojnë ngjarjen dhe po punojnë për të mbrojtur informacionin e ndjeshëm të qytetarëve dhe punonjësve.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%