Lajme

Svantesson: Kemi mundësi të mbështesim aviacionin

todayMay 21, 2026 10

Background
share close

Qeveria suedeze do ta mbështesë sektorin e aviacionit me 500 milionë korona suedeze. Kjo u bë e ditur nga ministri i Infrastrukturës dhe Banesave, Andreas Carlson, gjatë një konference për media të enjten në mëngjes.

“Ne kemi një borxh të ulët shtetëror dhe mundësi për të mbështetur në mënyra të ndryshme”, tha ministrja e Financave, Elisabeth Svantesson, e cila hapi konferencën për shtyp.

Pjesa më e madhe e mbështetjes, rreth 400 milionë krona, do të përdoret për heqjen e tarifave të kontrolleve të sigurisë në aeroportet ajrore.

Pjesa tjetër e fondeve do të shkojë për rritjen e gatishmërisë, në mënyrë që shteti të mund të vendosë shpejt detyrim për trafik ajror publik në disa linja të caktuara, si dhe për të siguruar transportet mjekësore.

Burimi:Regeringen

Link:https://www.regeringen.se/pressmeddelanden/2026/05/pressinbjudan-regeringen-presenterar-atgarder-for-luftfarten-i-extra-andringsbudget/

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%