Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Ministrja e Financave Elisabeth Svantesson është shprehur e habitur nga vendimi i disa bankave për të rritur normat e interesit për kreditë e banesave me normë të ndryshueshme me 0.15%.
Kjo rritje vjen edhe pse norma bazë e interesit e Riksbanken ka mbetur e pandryshuar.
“Mendoj se kjo është e pandjeshme. Dëmton besimin ndaj bankave dhe prek njerëzit që kanë kaluar vështirësi për një kohë të gjatë. Kjo është shqetësuese”, tha ajo për Afv.
Kritikat e ministres vijnë në një moment të ndjeshëm për ekonominë, kur qeveria po përpiqet ta ndihmojë atë të dalë nga “një nga recesionet më të gjata të dekadave të fundit”.
Sipas saj, këto veprime të bankave mund të vështirësojnë edhe më shumë situatën për qytetarët që tashmë janë përballur me sfida ekonomike për një kohë të gjatë.
Burimi: AFV
Link: https://www.affarsvarlden.se/artikel/svantesson-rasar-mot-bankerna-tondovt-det-ar-stotande?tpw=1774952387
Written by: admin