Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Ministrja e Financave, Elisabeth Svantesson (M), i ka hedhur poshtë kritikat ndaj kufirit të ndihmave sociale që qeveria po propozon. Ajo ka punuar fort për këtë reformë dhe e quan atë “fëmija i saj” në një intervistë për gazetën SvD.
Sipas reformës, ndihmat sociale do të ulen, sidomos për familjet e mëdha me fëmijë. Një nga qëllimet kryesore është që më shumë gra emigrante të largohen nga ndihmat “pasive” dhe të fillojnë të punojnë.
Por reforma ka shkaktuar kritika. Organizata si Rädda Barnen thonë se kjo do të godasë rëndë fëmijët që janë në nevojë. Studjuesit kujtojnë gjithashtu se Danimarka ka testuar diçka të ngjashme dhe kjo çoi në rritjen e kriminalitetit.
Svantesson nuk pranon këto argumente. Ajo thotë:
“Ky është racizëm i pritshmërive të ulëta. Ose përfundon në kriminalitet, ose bëhesh i varur nga ndihmat afatgjata”.
Written by: admin