Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Ekonomia suedeze mund të ndikohet në tre drejtime si pasojë e sulmeve në Lindjen e Mesme, ka deklaruar kryeministri Ulf Kristersson (M). Sipas tij, një nga rreziqet kryesore është rritja e çmimeve të energjisë elektrike, të cilat mund të shënojnë një rritje të fortë, shkruan Expressen.
“Ekziston një rrezik i qartë që çmimet e energjisë të rriten edhe më shumë. Ka rrezik për rritje të inflacionit dhe për ndërprerje në tregti”, është shprehur ai.
Megjithatë, ministrja e Financave Elisabeth Svantesson (M) thekson se ekonomia e Suedisë është e fortë dhe e përgatitur për situata të papritura. Ajo ka bërë të ditur se qeveria mund të bëjë ndryshime në mbështetjen për energjinë elektrike nëse kjo do të jetë e nevojshme.
“Ne kemi financa të forta dhe mund të mbështesim bizneset, familjet dhe pensionistët nëse situata bëhet më e vështirë”, ka deklaruar Svantesson.
Burimi: Expressen, SVT
Link: https://www.expressen.se/ekonomi/sa-slar-kriget-mot-svenska-planbocker-dubbelsmall/
https://www.svt.se/nyheter/ekonomi/stockholmsborsen-faller-oljepriset-rusar
Written by: admin