Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Skandi Alb Radio
Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Tarifat e Donald Trump-it do të kontribuojnë në uljen e rritjes ekonomike në Suedi. Kështu ka deklaruar ministrja e Financave, Elisabeth Svantesson (M), në konferencën për shtyp të sotme rreth tarifave, raporton Direkt. Pritet që eksporti të jetë më i dobët në afat të shkurtër.
Ajo thekson se disa industri do të preken ndryshe, ku, për shembull, industria e automobilave dhe ajo e barnave do të ndjehen rëndë.
Svantesson thotë se rikuperimi i ekonomisë suedeze ka filluar dhe se Suedia do ta kalojë këtë sfidë më mirë se shumë shtete të tjera.
– Ekonomia e Suedisë është shumë e fortë dhe mund ta menaxhojë këtë situatë në një mënyrë që shumë shtete nuk mund ta bëjnë, ka thënë ministrja e Financave në konferencën për shtyp.
Written by: admin
Notifications
Post comments (0)