Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Çmimi i energjisë elektrike mund të rritet ndjeshëm gjatë kësaj vere, ka paralajmëruar autoriteti suedez i energjisë elektrike, Svenska kraftnät, në një raport të ri. Megjithatë, autoriteti thekson se furnizimi me energji elektrike në Suedi vazhdon të jetë i sigurt dhe stabil.
Sipas raportit, një nga arsyet kryesore për rritjen e çmimeve është thatësira, e cila ka bërë që në rezervuarët e ujit të ketë më pak ujë se zakonisht. Kjo ndikon drejtpërdrejt në prodhimin e energjisë hidroelektrike.
Një tjetër faktor që pritet të ndikojë në çmimin e energjisë është rritja e çmimit të gazit në Evropë. Kjo lidhet me luftën në Lindjen e Mesme, e cila po ndikon në tregun evropian të energjisë dhe po i shtyn çmimet më lart në shumë vende.
Driftchefi i Svenska kraftnät, Pontus de Maré, tha në një deklaratë se moti do të ketë ndikim të madh në çmimet e verës.
“Nëse kemi një verë me shumë erë, kjo mund të ndihmojë në uljen e çmimeve të energjisë. Por, si gjithmonë, çmimet do të ndryshojnë shumë nga dita në ditë”, u shpreh ai.
Burimi: TT/Omni/SVT
Link: https://tt.omni.se/varningen-risk-for-extra-hoga-elpriser-i-sommar/a/7pVbW9
https://www.svt.se/nyheter/ekonomi/rekorddyr-el-vantas-i-sommar-en-kalldusch-for-hushallen
Written by: admin