Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Nga 1 dhjetori i këtij viti, qytetarët në Suedi do të mund të aplikojnë për Sverige-ID, një identitet elektronik shtetëror që do të përdoret për t’u identifikuar në shërbime digjitale si në Suedi ashtu edhe në vendet e tjera të Bashkimit Evropian. Kjo është bërë e ditur nga Polismyndigheten në një njoftim për shtyp.
Ky ndryshim vjen si rezultat i rregullave të reja të Bashkimit Evropian për identitetin digjital, të cilat kërkojnë që çdo vend anëtar të ofrojë një e-legjitimim shtetëror të sigurt për qytetarët.
Sverige-ID do të lidhet me kartën kombëtare të identitetit dhe do të përdoret përmes një aplikacioni në telefonin mobil.
Personat që duan të kenë këtë e-legjitimim duhet të aplikojnë për një kartë të re identiteti në zyrat e pasaportave të policisë.
Burimi: Polisen.se
Written by: admin