Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Partia Sverigedemokraterna (SD) është shpallur forca më e fuqishme në rrjetet sociale për të dytin vit me radhë. Rezultatet vijnë nga “Maktbarometern” e realizuar nga Medieakademin, sipas raportimeve të disa mediave suedeze.
Megjithatë, diferenca mes SD-së dhe partive të tjera në Parlament po zvogëlohet. Kjo tregon se edhe forcat e tjera politike po fitojnë më shumë ndikim në platformat digjitale.
Pas SD-së, në listën e më të fuqishmëve renditen: familja Lundell, televizioni publik SVT, grupi humoristik JLC dhe kanali televiziv TV4.
Sipas raportit, “raketa e vitit” pra, ata që kanë pasur rritjen më të madhe në ndjekës e ndikim janë Ronny dhe Ragge së bashku me Kaj.
Në raport theksohet gjithashtu se mediat tradicionale, të cilat kanë pasur vështirësi të arrijnë publikun e ri, po arrijnë të depërtojnë te shumë njerëz nëpërmjet TikTok-ut.
Dhjetë llogaritë më me ndikim në rrjetet sociale në Suedi:
Written by: admin