Lajme

Taksa mbi përfitimet për abonetë vjetore dhe mujore duhet të hiqet.

todayApril 30, 2025 27

Background
share close

Taksa mbi përfitimet për abonetë vjetore dhe mujore në transportin publik duhet të hiqet, shkruan organizata Svensk Kollektivtrafik në një opinion për gazetën Svenska Dagbladet. Sipas drejtorit të përgjithshëm Johan Wadman dhe ekspertit për politikën e transportit, Lars Sandberg, është e padrejtë që punonjësit që marrin abone periodike si përfitim nga punëdhënësi duhet të paguajnë taksë të plotë mbi këtë përfitim.

“Sot, mbi 95% e transportit publik funksionon me energji elektrike dhe karburante të rinovueshme. Çdo person që del nga makina dhe hipën në tren apo autobus, ul ndotjer e vete dhe ato të shoqërisë”, shkruajnë ata.

Ata theksojnë gjithashtu se një punonjës që merr një makinë elektrike si përfitim nga punëdhënësi mund të përfitojë subvencione tatimore deri në 114 000 korona ose më shumë nga shteti.

Rreth autorëve të opinionit:

Johan Wadman, drejtor i përgjithshëm, Svensk Kollektivtrafik

Lars Sandberg, ekspert për politikën e transportit, Svensk Kollektivtrafik

Written by: admin

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%