Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Krona suedeze ka shënuar një nga ngritjet më të shpejta në vlerë që nga vitet ’90. Sipas analistëve, një nga faktorët kryesorë pas kësaj rritjeje është pasiguria që ka krijuar politika tregtare e ish-presidentit amerikan Donald Trump.
– Mendoj se duhet të kthehemi pas në vitet ’90 për të parë një forcim kaq të shpejtë të kronës në një periudhë kaq të shkurtër, thotë Michel Gubel, analist valutor në Handelsbanken, për SvD Näringsliv.
Përveç tensioneve tregtare, ekspertët theksojnë se stabiliteti ekonomik i Suedisë ka luajtur një rol kyç në forcimin e monedhës kombëtare. Amanda Sundström, analiste e valutës në SEB, shpjegon se faktorë si borxhi i ulët shtetëror, perspektivat pozitive për ekonominë dhe industria e fuqishme suedeze kanë ndikuar në këtë zhvillim.
Rritja e kronës po vëzhgohet me interes nga tregjet financiare, ndërsa analistët paralajmërojnë se luhatjet mund të vazhdojnë, në varësi të zhvillimeve ekonomike globale.
Written by: admin
Post comments (0)