Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Tani bëhet më e lehtë për personat që jetojnë në Suedi dhe janë të regjistruar si banorë, por nuk janë shtetas suedezë, të rinovojnë BankID-në e tyre. Banka dhe sistemi i BankID-së kanë filluar të pranojnë më shumë pasaporta nga vendet e Bashkimit Evropian (BE), Zonës Ekonomike Evropiane (EEA) dhe Mbretërisë së Bashkuar.
Kur një BankID duhet të rinovohet, ndonjëherë përdoruesi duhet të konfirmojë identitetin edhe një herë duke skanuar (blipp) një dokument identifikimi. Deri tani, për këtë proces janë pranuar vetëm pasaporta suedeze dhe karta kombëtare suedeze të identitetit. Tani, në këtë proces do të pranohen edhe disa dokumente të huaja identifikimi.
Sipas njoftimit, çdo muaj rinovohen rreth 450,000 BankID. Shumica e tyre janë për përdorues që kanë ndryshuar telefonin ose që kanë një BankID që po i skadon afati.
Me rregullat e reja, tani do të pranohen pasaporta dhe karta kombëtare identiteti sipas standardit ICAO nga vendet e BE-së, EEA dhe Mbretërisë së Bashkuar. Po ashtu, po punohet që në të ardhmen të pranohen edhe pasaporta nga vende të tjera që janë të lëshuara sipas standardit ICAO. Nëse përdoruesit nuk janë të sigurt nëse pasaporta e tyre pranohet, ata mund ta provojnë.
Për të marrë BankID, duhet të kesh numër personal suedez dhe të jesh klient në një nga bankat që lëshojnë BankID. Në fillim, mundësinë për të skanuar pasaporta të huaja do ta ofrojnë pesë banka:
Burimi: BankID
Në link keni dhe videon me hapaz përkatëse.
Link: https://www.bankid.com/om-oss/nyheter/fornya-bankid-med-eu-pass
Written by: admin