Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Nga tani e tutje, të gjithë nxënësit në shkollat e qytetit Lund në Suedi do të kenë libra të shtypur për lëndët teorike, si matematika, historia, gjeografia dhe të ngjashme. Vendimi është marrë nga komuna për të siguruar që çdo fëmijë të ketë të njëjtat mundësi për të mësuar.
Mattias Olsson, kryetar i këshillit të shkollës, thotë se është e padrejtë që disa fëmijë nuk kanë libra për t’i marrë në shtëpi. Ai beson se ky ndryshim do t’i ndihmojë të gjithë nxënësit të mësojnë më mirë.
“Është shumë e rëndësishme që çdo fëmijë të ketë një libër të tijin. Libri nuk duhet të qëndrojë vetëm në shkollë. Nxënësit duhet ta marrin me vete edhe në shtëpi”, tha Olsson për gazetën Sydsvenskan.
Ai shtoi se studimet tregojnë qartë se fëmijët mësojnë më mirë kur lexojnë në letër sesa në ekran.
Written by: admin
Post comments (0)